Kompania Arli International, me qëndër në Maminas, është themeluar si person fizik në vitin 1992. Është shndërruar në person juridik në vitin 1996. Ushtron veprimtari ne te gjithe territorin e Shqiperise dhe trojet shqiptare (Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi). Shumëllojshmëria e artikujve bujqësorë është karakteristika e kësaj kompanie.
Pesticidet, plehërat, fidanët e pemëve frutore, ullinjëve e agrumeve, hardhive e bimëve dekorative importohen nga kompani të njohura në Europë dhe në botë midis të cilave përmendim: SIPCAM Oxon-Itali, Gianoccaro-Itali, COOP Agri-Francë, Apollon-Sh.B.A, Zheng-Kinë. Farërat cilësore të perimeve, grurit, bimëve foragjere e misrit importohen nga Larossa Emanuele-Itali, Bologna Sementi-Itali.Për më shumë se dy dekada, kompania punon në shërbim të bujqësisë shqiptare me prodhime cilësore, shërbime këshillimore, korrektesi e përgjegjësi në të gjitha hallkat e veprimtarisë.
Bashkëpunon me mbi 300 specialistë të lartë të bujqësisë. Organizon takime për promovimin e të rejave shkencore në bujqësi. Ndër takimet më cilësore ka qënë Ëorkshop-i për njohjen e preparateve të shëndetit publik. Veprimtari e realizuar në bashkëpunim me “Ministrinë e Bujqësisë, ushqimit e mbrojtjes së konsumatorit”, Ministrinë e shëndetësisë, Institutin e shëndetit pubik, Kompaninë PELGAR-Angli dhe Itali kompania Arli International është kompletuar me mjedise cilësore, me specialistë me shumë përvojë e të rinj, 8 agronomë, inxhinierë kimistë, veterinerë, ekonomistë dhe juristë. Parimi bazë i punës ka qënë dhe mbetet njohja dhe respektimi i ligjit, komunikimi korrekt e i cliter, mbrojtja e prodhimit bujqësor, këshillimi koherent deri tek fermeri. Një nga objektivat e kompanisë është futja në sistemin e prodhimt të farave të vendit duke e parë atë si pjesë e identitetit kombëtar, sic e kanë dhe shumë vende të tjera të botës.